Bien eksportet, Zusi: Duhet politikë më agresive (VIDEO)

Bien eksportet, Zusi: Duhet politikë më agresive (VIDEO)

Edhe pse lëvizja e lirë e mallrave me të gjitha shtetet e tjera nuk u ndal asnjëherë gjatë kohës së pandemisë, eksportet shënuan një rënie drastike. Instituti i Statistikave flet për një rënie në masën 44 për qind në muajin prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo situatë, sipas kreut të Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë, Alban Zusi tregoi se duhet ndërmarrë një politikë më agresive ndaj eksporteve, duke u dhënë peshë edhe mallrave ushqimore dhe jo vetëm atyre fasone.

Kjo situatë, veçanërisht rënia e ekporteve, tregoi se ne kemi një varësi shumë të fortë në eksportet tona nga Italia, tregoi që ekportet tona janë shumë të polarizuara dhe kanë nevojë për t’u diversifikuar, për të kaluar edhe në një gjeografi tjetër, siç është ajo e Europës Qendrore dhe Europës Veriore.

 E vetmi aspekt pozitiv nga rënia e eksporteve, sipas Zusit është rritja e kërkesës për produktin vendas.  

Produkti vendas, sidomos në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, zëvendësoi produktet e huaja, zëvendësoi produktet e importit, pra industria vendase, pro edhe fermat vendase filluan të zëvendësojnë produktet e importit.

 Kreu i Shoqatës së Industrialistëve Ushqimorë, thotë se gjatë pandemisë, sekori i bujqësisë sdhe ushqimit jo vetë që nuk u dëmtua, por shënoi rritje.

Sektori , fatmirësisht i pacenuar le të themi, ose i cenuar pjesërisht, por në disa segmente të tjera arritje është sektori i bujqësisë dhe ushqimit. Nga të dhënat që unë disponoj, ky sektor jo vetëm që nuk ka rënie të eksporteve, por përkundazi , ka rritje të eksporteve si 4-mujor në tërësi.

Edhe pse fasoneritë u lejuan të ushtrojnë aktivitetin e tyre gjatë kësaj periudhe, industria e këpucëve ishte sektori më i goditur nga  pandemia. Kjo për shkak të bllokimit të aktivitetit në shtetet fqinje, nga ku sigurohet edhe lënda e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy