Lajmi se qeveria do të subvencionojë drejtuesit e makinave të vjetra rezulton të jetë i pavërtetë. Të paktën këtë sqarim jep Ministria e Mjedisit teksa thekson se bëhet fjalë për një keqkuptim mediatik.
Sipas institucionit në fjalë, masat janë thjeshtë propozimë nga ekspertë të huaj, por jo të dakordësuara apo konsultuara.
Më parë në mediat vendase u raportua për një fond prej 15 milionë eurosh përmes së cilit qytetarët që kanë makina të vjetra dhe nën normat e ndotjes mjedisore do të subvencionoheshin.
Sqarimi i plotë i ministrisë:
Nisur nga keqinformimi në media gjatë ditëve të fundit, lidhur me masat e parashikuara në draftin e parë të Planit Kombëtar të Veprimit të Cilësisë së Ajrit.ju bëjmë me dije si më poshtë se :
Në kuadër të projektit te Bashkimit Evropian IPA 2013 "Asistencë Teknike për Forcimin e Kapaciteteve Institucionale të Ministrisë së Mjedisit për Zbatimin e Legjislacionit Evropian për Mjedisin dhe Klimën" IBECA, në datë 1 Nëntor 2016, Ministria e Mjedisit dhe Delegacioni i Bashkimit Europian organizuan takimin prezantues të draftit të parë të Planit Kombëtar të Veprimit të Cilësisë së Ajrit.
1. Masat e propozuara janë sugjerime të ekspertizës së huaj, bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe më gjerë që kanë shërbyer si mekanizma për përmirësimin e cilësisë së ajrit të mjedisit në ato vende;
2. Masat e propozuara në plan nuk janë konsultuar dhe as dakordësuar akoma as me stafin e brendshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe as me institucionet përgjegjëse si: Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministria e Transporteve; Ministria e Financave; apo palët e tjera të ndikuara;
3. Vlera 318 milionë euro për përmirësimin e cilësisë së ajrit është parashikim i BE-së përmes projektit IBECA për të arritur normat e lejuara për cilësinë e ajrit sipas standarteve të BE-së.
4. Vlera 15 milionë euro e lidhur me një skemë subvencionimi për sektorin e makinave është gjthashtu sugjerim i këtij draft plani për këtë sektor (është vetëm 1 nga fushat që prek cilësinë e ajrit sic edhe është theksuar në Njoftimin për Shtyp lëshuar nga Ministria e Mjedisit me dt. 2 nëntor 2016,, http://www.mjedisi.gov.al/al/neësroom/lajme/ministria-e-mjedisit-dhe-delegacioni-i-be-se-prezanton-draft-planin-kombetar-te-menaxhimit-te-cilesise-se-ajrit-pritet-te-hyje-ne-fuqi-ne-2017-en ). Sqarojmë se qeveria shqiptare nuk ka konsultuar asnjë vendim të llojit subvencionim makinash.
5. Plani Kombëtar i Veprimit të Cilësisë së Ajrit do t’i nënshtrohet një procesi të gjatë të konsultimit me institucionet e linjës, me publikun dhe të gjitha palët e ndikuara. Vetëm pas përfundimit të këtij procesi Plani kombëtar parashikohet te miratohet në korrik 2017.



