"Xhadat" - Lushnjë/ Laboratori i spitalit (i dhënë me koncesion), nuk kryen analiza. Pacientet detyrohen të shkojnë tek privati

"Xhadat" - Lushnjë/ Laboratori i spitalit (i dhënë me koncesion), nuk kryen analiza. Pacientet detyrohen të shkojnë tek privati

Në redaksinë e emisionit “Xhadat” janë drejtuar qytetarët e Lushnjës, të cilët ankohen për mungesën e shërbimit të kryerjes së analizave në laboratorin klinik bio- kimik të spitalit të këtij qyteti. Ky laborator ka kaluar me koncesion në datën 26 korrik të vitit 2021 tek shoqeria koncesionare “ Laboratory Netëorks.  

Për të provuar që qytetarëve nuk iu ofrohet ky shërbim “Xhadat” u interesua tek laboratori.

Punonjësja e laboratorit: “Për momentin jemi të mbyllur. Duhet të shkosh tek poliklinika dhe të sqarojnë atje. Nuk varet nga ne. Nuk bëhen për momentin. Kaq na kanë thënë. Ka 4 ditë që është bllokuar. Nga data 1- 12 u bënë analizat. Ky është vetëm laborator për spitalin. Këtu bëhen analizat për të shtruarit këtu. Ne jemi në punë, do flasësh me shefat përgjegjës pse nuk nuk i bëjmë tani për njerëzit që janë shtruar këtu”.

mungesë të shërbimit qytetarët pohojnë se i orjentojnë drejt laboratorëve privatë.  

“Solla nënën në urgjencë dhe analizat më thanë t’i bëja tek privati, sepse tek laboratori shtetëror nuk bëhen. Më shkuan rreth 22 mijë lekë analizat. Kam të afërm të shtruar në urgjencë dhe më thanë ec e bëji tek privati, se spitali ka mungesë fondesh. Kushtuan rreth 48 mijë lekë. I drejtohem zonjës ministre të çeli fondet për të gjithë ata që duan të bëjnë analizat. Ja i kam në dorë përgjigjet, i mora tek privati. Sot më thanë është mbaruar buxheti. A e paguaj shtetin, spitalin unë? Pse duhet t’i bëj tek privati?”

Pas kësaj “Xhadat” u interesua pranë drejtorisë së spitalit, ku  nëndrejtori ekonomik, Roland Ziu u shpreh:

“Për këtë mund të flasë drejtoresha, se është një problem mjaft i ndjeshëm, por që është diskutuar. Drejtoresha është personi kompetent për të dhënë një përgjigje. Në momentin që autorizohem nga institucioni mund të prononcohem, por për momentin jo. Unë nuk e kam informacionin e plotë për të ta dhënë të saktë, por nga momenti që ne kemi mungesë analizash në urgjencë dmth që qëndron problemi”.

Ndërsa drejtoresha e spitalit, Laureta Xhafa shtoi:

“Pacientët të cilët ankohen janë ata që nuk shkojnë për referim atje  dhe të marrin datat e laboratorit dhe vijnë përplasen të gjithë te spitali. Unë jam dakord që ne mund të hasim ndonjë problem nga fundi i muajit, por deri tani nuk po hasim. Unë kam 3 javë që kam ardhur në spitalin e Lushnjës. Nuk e di ku e ke kapur këtë gjë që shtrohen aty pacientët dhe laboratori s’u bën analizat dhe mirë që po ma thoni, se unë dua ta di çfarë mjeku m’i bën gjëra të tilla. Jam e re dhe po mundohem të ndryshoj edhe pamjen e spitalit. Unë nuk e di që ndodh kjo dhe do të doja pse jo ta bëja shëmbull. Nuk dal në mbrojtje të asnjë mjeku, të cilët ulin këtë punë. Aty janë, bëjnë analiza, po tani se mjeku ka hapur laborator privat dhe punojnë mbasdite aty… Po mundohem të bëj rregullore. Arsyen se pse laboratori nuk i pret pacientët nuk e di. Këtë do ta zgjidh që nesër dhe faleminderit që ma thua”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy