Pasi vrau kunatën e tij, 30-vjeçaren Enkeleda Capoku në sy të vajzës dhe familjarëve të tjerë të saj, është arritur të arrestohet nga Policia, autori, Erdet Capoku.
34-vjeçari është kapur në lagjen Laprakë në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Kapet në kohë rekord autori i vrasjes së shtetases E. Ç., ndodhur në Paskuqan, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Menjëherë pas ngjarjes, strukturat e DVP Tiranë organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Erdet Çapoku., i cili pasi ka goditur me sende të forta kunatën është larguar nga vendngjarja.
Falë angazhimit maksimal dhe informacioneve të marra nga qytetarët, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi, në Laprakë.
Shtetasi ndodhet i shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.
08:01h- Kunati godet me sende të forta kunatën, humb jetën 30-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan të Tiranës , pasi Erdet Çapoku ka vrarë me sende të forta kunatën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku, pasi pasi një debati mes tyre kunati e ka goditur me mjete të forta duke e lënë të vdekur.
Mësohet se, 38-vjeçarja është vrarë në prezencën e familjarëve të saj, ndërkaq shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare. Policia ndodhet në vendngjarje.
Policia e Tiranës
Më datë 09.01.2020 rreth orës orës 23:40, në Paskuqan shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin E. Ç, i cili pas ngjarjes është larguar
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.



