Itali/ Aleatët euroskeptikë kritikojnë presidentin: Ne jemi me votuesit, ju me bankierët

Itali/ Aleatët euroskeptikë kritikojnë presidentin: Ne jemi me votuesit, ju me bankierët

Lega në Itali e sheh si provë vendimin e presidentit Mattarella për t’i caktuar detyrën e formimit të qeverisë ish-shefit të FMN-së, Carlo Cottarelli. Kreu i Lega-s, Matteo Salvini, thotë se vendimi i Mattarella-s provon se “është me bankierët dhe jo me popullin”.

“Ata janë me bankierët, ata më të fuqishmit. Ne jemi me popullin”, shkroi Salvini në Tuiter vetëm pak minuta pasi presidenti i Italisë caktoi kryeministër të përkohshëm Cottarelli-n.

Emërimi i këtij të fundit erdhi pasi presidenti refuzoi qeverinë e re të dy partive antiestablishment, Lëvizja 5 Yjet dhe Lega. Njëra forcë e majtë dhe tjetra e djathtë, ato i bashkon qëndrimi kritik ndaj euros dhe Bashkimit Europian.

“Asnjë prej atyre që kanë qenë kritikë me BE-në dhe euron nuk mund të jetë i përshtatshëm për ministër Ekonomie. Kjo nuk është demokraci. E kam vlerësuar gjithnjë presidentin Mattarella, por këtë e kam të vështirë ta kuptoj”, deklaroi lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi di Maio.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy