“SHBA nuk ka një plan për virusin, amerikanët janë të rrezikuar”

“SHBA nuk ka një plan për virusin, amerikanët janë të rrezikuar”

Pavarësisht asaj që thotë Shtëpia e Bardhë, ShBA ende nuk ka një plan gjithëpërfshirës të betejës kundër koronavirusit në zonat kritike. Ky është paralajmërimi i informatorit Rick Bright në një dgjesë të enjten në Dhomën e Përfaqësuesve. "Dritarja jonë e mundësive po mbyllet", deklaroi ai.

Vendi mund të përballet me "dimrin më të errët në historinë moderne", u tha ai deputetëve amerikanë. Dëgjesa e tij në Dhomën e Përfaqësuesve erdhi pas shkarkimit të tij muajin e kaluar si kryetar i një agjencie biodefense të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, një veprim për të cilin ai pretendon se ishte hakmarrje nga administrata Trump.

"Ne na duhet një plan gjithëpërfshirës dhe të gjithë në Amerikë duhet të dinë se cili është ai plan dhe çfarë roli duhet të luajë secili", i tha ai Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë. "Ka hapa kritikë që duhet të bëjmë për t’u përgatitur ... ne ende nuk kemi pajisje të mjaftueshme mbrojtëse personale për punonjësit tanë të kujdesit shëndetësor ... ne ende nuk kemi ngritur zinxhirët e furnizimit për ilaçet dhe vaksinat, dhe ende nuk kemi plane për mënyrën e shpërndarjes së këtyre ilaçeve dhe vaksinave. Ne ende nuk kemi një strategji gjithëpërfshirëse të testimit. "

Ndërsa Trump e ka cilësuar deklaratën e Bright si fjalimin e "punonjësi të zemëruar e të pakënaqur".

Trump shtoi më vonë se SHBA po përshpejton prodhimin e pajisjeve mjekësore që lidhen me COVID-19 dhe se qëllimi i tij "është të prodhojë gjithçka që Amerika ka nevojë për veten tonë dhe pastaj eksportimin në botë, përfshirë ilaçet."

Në Dhomën e Përfaqësuesve, Bright foli me tone të matura dhe rrallë herë ngriti zërin gjatë pesë orëve të marrjes në pyetje. Ai nuk e vuri në dyshim faktin se tani ka një përpjekje të gjithanshme, të financuar nga miliarda dollarë të taksapaguesve, për të blerë maska ​​dhe pajisje të tjera, për të zhvilluar testime dhe trajtime më të mira dhe për të zbuluar një vaksinë efektive. Ai theksoi se ato përpjekje nuk janë përfshirë në një strategji koherente për t’i çuar furnizimet dhe ilaçet atje ku janë më të nevojshme për të mbrojtur njerëzit dhe për të parandaluar mungesat dhe rritjen e çmimeve. / Associated Press /

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy