170 shkolla do të shndërrohen tërësisht falë një projekti të qeverisë. Kryeministri Rama tha sot se falë projektit të ri për ndërtimin e shkollave, 53 shkolla të reja do të ndërtohen, ndërsa 97 të tjera do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.
“Projekti për ndërtimin e 53 shkollave të reja dhe 97 do të rindërtohen, plus 20 shkolla të reja aktualisht që bëjnë 170 shkolla, të cilat janë në kërkesat e përsëritura të njësive vendore prej kushedi sa vitesh. Me këtë program do të bëhen realitet. Do të bëhet realitet edhe ëndrra e prindërve dhe nxënësve për mësim me standarde njësoj si ata që i kanë tashmë mjediset dhe kushtet e nevojshme”, tha Rama gjatë një takimi në shkollën “Fan Noli” në Tiranë.
Kreu i qeverisë tha se falë këtij projekti do t’i jepet fund mësimit me turne.
“Edhe për shkollat e tjera do të bëhet realitet çlirimi nga turni i dytë. Shkolla qendër komunitare është histori suksesi”, tha ai.



