Hadije Gjoni, drejtoreshë në shkollën profesionale “Gjergji Canco” tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se ka pasur një numër të lartë regjistrimesh prej vitesh dhe se në 2023 në klasat e X-ta studiojnë 339 nxënës.
Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj Gjoni tha se është trend regjistrimi i vajzave në arsimin profesional duke theksuar se këto nxënëse kanë një mesatare të lartë.
Regjistrimet në shkollën “Gjergj Canco” janë të shumta.
Është trendi për regjistrimet e vajzave në arsimin profesional dhe pikërisht në shkollën “Gjergji Canco”. Numri i të regjistruarve është përtej kapaciteteve tona, por jemi munduar të mos lëmë asnjë të ri pa ndjekur ëndrrën e tij për një profesion të së ardhmes.
Këtë vit në shkollën tonë do të studiojnë në klasën e X 339 nxënës, të cilët kanë zgjedhur drejtimet e shkollës sonë siç është TIK dhe drejtimi elektroteknik të integruar me elektronikën.
Në shkollën teknike elektrike, prej disa vitesh numri i të regjistruarve është shumë i madh dhe ne nuk e nuk e kemi ndjerë tkurrjen e nxënësve. Është rritur gjithmonë e më shumë dhe siç theksova është rritur numri i vajzave.
Krahasimisht me vitin e kaluar janë regjistruar 150 nxënës më shumë se në 2022 që i kemi akomoduar në klasat dhe laboratorët e shkollës duke pasur parasysh dhe që është ngritur një godinë e re.
Numri i vajzave është rritur me 30% në degën e TIK dhe elektronikë. Vajzat që janë regjistruar janë me mesatare të lartë. Nuk zgjedhin arsimin e përgjithshëm edhe pse mesataren e kanë të lartë po i drejtohen profesioneve.



