7 humbje jete dhe mbi 500 të infektuar me Covid në 24 orë

7 humbje jete dhe mbi 500 të infektuar me Covid në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë raportohet një rritje e numrit të personave të infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 3662 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 587 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 persona.

Rastet e reja me Covid janë konfirmuar 289 në Tiranë, 30 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 22 në Durrës, 19 në Berat, 16 në Vlorë, 13 në Korçë, 11 në Kavajë, 10 në Kamëz, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Patos, Gjirokastër, Pogradec, nga 7 qytetarë në Dimal, Mallakastër, Kurbin, 6 në Himarë, 5 në Vorë, nga 4 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, nga 3 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Libohovë, Roskovec, Bulqizë, Krujë, Pukë, nga 2 qytetarë në Kukës, Lezhë, Mirditë, Mat, Selenicë, Përmet, Devoll, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Dropull, Dibër, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, dy qytetarë nga Berati të moshave 60-71 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 65-85 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-84 vjeç. Ndërkaq deri më tani numri i të infektuarve me Covid në vendin tonë ka shkuar në 8 317 persona.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 166 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 696 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 182,535 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 587

Të shëruar në 24 orë 696

Të shtruar në spitale 166

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 3662

Testime totale 1,355,929

Raste pozitive 193,856

Raste të shëruara 182,535

Raste Aktive 8,317

Humbje jete 3,004

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4413

Fier 822

Gjirokastër 479

Durrës 455

Shkodër 450

Berat 406

Vlorë 392

Elbasan 340

Korçë 240

Lezhë 171

Dibër 79

Kukës 70.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy