Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, autori i vrarë është Admir Murataj (VIDEO)

Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas, autori i vrarë është Admir Murataj (VIDEO)

Grabitësi i vrarë pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u grabitën 10 milionë euro, është Admir Murataj.

Emri i tij nuk është i panjohur për policinë shqiptare.

Murataj është organizatori i tre grabitjeve të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas.

Lajmi u bë fillimisht i ditur nga mediat greke.

Kush është Admir Murataj

Murataj konsiderohet si truri i bandës që kreu grabitjen grabitjen e blindave që transportonin paratë e një banke të nivelit të dytë, në rrugën e Rinasit, në vitin 2017.

Murataj ka qenë i arrestuar në Greqi dhe i arratisur nga burgu i Trikallës.

Së bashku me grupin e tij, ai ka kryer të paktën tri grabitje të bujshme bankash dhe në total mund të ketë grabitur 7 milionë euro.

Episodi i parë i grabitjes daton më 3 dhjetor të vitit 2015, ku në segmentin Qafë-Kashar-Rinas u grabit me armë një blind që transportonte një shumë të konsiderueshme parash nga një bankë e nivelit të dytë.

Episodi i dytë ka ndodhur më 9 shkurt të vitit 2017, po në rrugën e Rinasit, ku grabitja është bërë në të njëjtën mënyrë.

Ndërsa grabitja e tretë ka ndodhur më 13 shkurt në një bankë në afërsi të ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, ku u vodh një tjetër sasi e konsiderueshme parash.

Disa ditë më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda pezulloi gjykimin për Admir Murataj dhe dha vendimin për anëtarët e tjerë të grupit. 

Gjykata shpalli fajtor Dash Kupën për të gjitha akuzat e ngritura nga organi i akuzës duke e dënuar përfundimisht me 27 vjet burgim, Ernest Kupën me 26 vjet burgim, Neim Avdylaj me 26 vjet burgim, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja (bashkëpunëtorë të drejtësisë) me 8 vjet e gjashtë muaj, Fatjon Xhyliu me 21 vjet burgim, Dritan Sinani me 20 vjet burgim dhe Aleksandër Murataj me 19 vjet burgim.

Vëllai i grabitësit të vrarë: Ai ishte vegël 

Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj ka folur për herë të parë për vrasjen e vëllait të tij dhe ngjarjen në Rinas, duke u shprehur se i vëllai ka qenë një “vegël”.

Cen Murataj nuk ka dhënë detaje se kush është personi që ai mendon se ka drejtuar të gjithë operacionin, por është i bindur se dikush tjetër ka qëndruar prapa gjithë ngjarjes nga grabitja deri tek vrasja. Më tutje vëllai i Admir Muratajt ka deklaruar se ai prej medias ka marrë vesh se shokët e kanë braktisur duke e hedhur. Do t'i gjejë policia ka thënë Cen Murataj, por edhe “ne do të interesohemi” t’i gjejmë ata.

“Meqë thonë se Admiri ishte organizatori, do shohim se sa organizator është Admir Murataj. Ai është vegël. Organizatori nuk vritet. Nuk kemi asgjë të saktë, dimë që thonë e kanë hedhur shokët e vet” është shprehur Cen Murataj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy