"Mbreti i drogës", Joaquin ‘El Chapo’ Guzman shpallet fajtor për të gjitha akuzat në gjyqin e tij në New York

"Mbreti i drogës", Joaquin ‘El Chapo’ Guzman shpallet fajtor për të gjitha akuzat në gjyqin e tij në New York

Bosi i drogës El Chapo, është shpallur fajtor për akuzat e trafikut të drogës në gjyqin e tij në New York dhe tani do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një burg amerikan. I konsideruar si "mbreti i drogës" emri i të cilit është Joaquin Guzman, u dënua për të 10 akuzat që u paraqitën në juri. 

Ato përfshinin shtatë akuza për trafik droge, një akuzë për përfshirje në një organizatë kriminale, një akuzë për pastrimin e parave dhe një akuzë për përdorimin e armëve të zjarrit. 

Ai ende nuk është dënuar, por vendimi nënkupton e pret dënimi me burgim të përjetshëm.

Gjyqi ndaj El Chapo zgjati rreth 2 muaj e gjysmë me mbi 200 orë dëshmi nga 56 dëshmitarë, pjesa më e madhe trafikantë dhe bashkëpunëtorë të penduar.

Në gjyq u paraqitën edhe prova si fotografi dhe telefonata të përgjuara. 

Guzmán u arrestua në janar 2016 pasi u arratis nga një burg meksikan përmes një tuneli pesë muaj më parë, ndërsa në SHBA u ekstradua në vitin 2017.

Meksikani u akuzua se ishte kreu i kartelit të drogës të Sinaloas, dhe prokurorët thonë se ishte furnizuesi më i madh me drogë në SHBA.

Guzmán, i veshur me një xhaketë të kostum të errët dhe me kravatë, nuk tregoi shenja të dukshme të emocioneve pasi që vendimi pritej, njoftoi CBS News.

Ndërsa u shoqërua nga salla e gjyqit, ai shkëmbeu shikimet me gruan e tij, Emma Coronel, një ish-mbretëreshë e bukurisë 29 vjeçe, përpara se të shtrëngonte duart me avokatët e tij.

Gruaja 61-vjeçarit, Emma Coronel Aispuro, ishte në sallën e gjyqit të martën për të parë fatin e tij tashmë të vulosur. Ndërsa ​El Chapo në një moment gjatë gjyqit u kthye nga ajo dhe i buzëqeshi. 

Pala mbrojtëse i mohoi akuzat duke thënë se El Chapo ishte futut në kurth, dhe se lideri i vërtetë i kartelit Sinaloa ishte dikush tjetër.

Kush është El Chapo?

"El Chapo" drejtoi kartelin Sinaloa në Meksikë veriore.

 

Me kalimin e kohës, ai u bë një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në SHBA dhe, në vitin 2009, Guzmán hyri në listën e Forbes nga burrat më të pasur në botë në numrin 701, me një vlerë prej 1 miliardë dollarë.

Ai u akuzua se kishte ndihmuar eksportimin e qindra tonëve të kokainës në SHBA dhe të komplotonte për prodhimin dhe shpërndarjen e heroinës, metamfetaminës dhe marihuanës.

Ai gjithashtu thuhet se ka përdorur hitmenë për të kryer "qindra" vrasje, sulme, rrëmbime dhe veprime të torturës ndaj rivalëve.

Bashkëpunëtorët kryesorë të tij, duke përfshirë një ish-toger, dëshmuan kundër Guzmanit.

Ish-bashkëpunëtori i tij kolumbian i drogës Alex Cifuentes gjatë dëshmirë së tij deklaroi se Guzmán dha një ryshfet prej 100 milion dollarë ish-presidentit meksikan Enrique Peña Nieto, i cili thuhet se e ka kontaktuar atë pasi mori detyrën në vitin 2012 dhe kërkoi 250 milion dollarë në këmbim për t'i dhënë fund një kërkimi për të . Por Pena Nieto nuk e ka komentuar publikisht akuzën e ngritur në gjyqin e El Chapo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy