Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të çmontojnë përpjekjet e hakerave të një grupi të sponsorizuar nga shteti kinez që kishte shënjestruar infrastrukturën kryesore publike si rrjetin elektrik dhe tubacionet, thotë FBI.
Drejtori i FBI-së u tha ligjvënësve se kishte ekzekutuar një fushatë për të mbyllur grupin “Volt Typhoon”.
Grupi hakoi qindra ruterë të vjetër zyrash për të hyrë në të dhënat mbi asetet e SHBA-së, deklaroi Christopher Wray, ndërsa qeveria kineze ende nuk i është përgjigjur akuzave.
Megjithatë, ajo ka mohuar më parë akuzat për luftë kibernetike të sponsorizuar nga shteti kundër vendeve të tjera.
Wray i tha të mërkurën një komiteti të Kongresit amerikan se Kina qëllimisht po krijonte bazat për të gjymtuar sistemet kyçe të infrastrukturës amerikane në rast të një konflikti armiqësor.
Përpjekjet e hakerimit të grupit “Volt Typhoon” u zbuluan për herë të parë majin e kaluar në SHBA, pasi Microsoft paralajmëroi se grupi kishte shënjestruar disa asete publike, përfshirë hakerimin në llogaritë e postës elektronike të qeverisë.
FBI thotë se grupi synoi një shtrirje të gjerë të infrastrukturës kritike të vendit duke përfshirë sistemet e trajtimit të ujit, rrjetin e energjisë, sistemet e transportit, tubacionet e naftës dhe gazit si dhe rrjetet e telekomunikacionit.
Wray tha se grupi i sponsorizuar nga shteti kinez kishte arritur të instalonte malware dhe të merrte përsipër qindra rutera të vjetër dhe të vjetëruar të lidhur me ato asete infrastrukturore.
“Makelaware Volt Typhoon i mundësoi Kinës në fshehësi, ndër të tjera, zbulimin para-operativ dhe shfrytëzimin e rrjetit kundër infrastrukturës kritike,” i tha ai komitetit të Kongresit të SHBA për konkurrencën SHBA-Kinë.
Ai tha se kjo tregonte se hakerët po përgatiteshin të “shkatërronin kaos dhe të shkaktonin dëm në botën reale për qytetarët dhe komunitetet amerikane”.
Ekspertët e sigurisë kibernetike në SHBA kanë paralajmëruar më parë se Kina po synon infrastrukturën në mënyrë që të vendosë bazat e mundshme për ndërprerjen e komunikimeve në rast konflikti.



