Volkswagen-i përplaset me një mjet të ushtrisë në aksin "Gjirokastër-Tepelenë", humbin jetën dy persona

Volkswagen-i përplaset me një mjet të ushtrisë në aksin "Gjirokastër-Tepelenë", humbin jetën dy persona

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00, në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Kthesa e Viroit".

Automjeti tip "Volkswagen Cady" me drejtues shtetasin P. K., 58 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me automjetin tip "Mad" (automjet i Ushtrisë), me drejtues shtetasin B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen Cady", shtetasi P. K., dhe pasagjeri në këtë automjet, ende i paidentifikuar. Gjithashtu, është dëmtuar lehtë shtetasi B. Gj., i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e pasagjerit që ka humbur jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy