Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në takimin me të rinjtë e Njësisë nr. 7 në Tiranë.
Gjatë takimit Meta u shpreh se Shqipëria evropiane nuk duhet të jetë një Shqipëri që braktiset, por duhet të ofrojë mundësi të reja.
“Shqipëria evropiane nuk duhet të jetë një Shqipëri që braktiset. Shqipëria evropiane duhet të ofrojë mundësi të reja. Për LSI-në të rinjtë janë të parët. Të gjithë të kenë një shans për një arsim më të mirë e për punë më të mirëpaguara. LSI-ja qëndron qartë si faktori më i qëndrueshëm më stabilizues. LSI nuk vendos interesat e ngushta përpara interesit të vendit”, tha Meta.
Këto deklarata të kreut të Kuvendit vijnë në kohën kur vendi prej dy muajsh është përfshirë nga kriza politike.



