E quan antikushtetues draftin e qeverisë për Byronë e Hetimit por edhe e vlerëson. Ky është qëndrimi i paqartë i prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla për projektligjin e qeverisë për Byronë e Hetimit.
Në analizën e prokurorisë së Tiranës, Llalla tha se ka të njëjtin qëndrim me unionin e prokurorëve për këtë çështje. Ata e cilësuan antikushtetues draftin e qeverisë.



