Norvegjia: Do mbrojmë Suedinë dhe Finlandën me të gjitha mjetet

Norvegjia: Do mbrojmë Suedinë dhe Finlandën me të gjitha mjetet

Reagime të shumta ka pasur pas konfirmimit nga Suedia se do të ndiqte hapat e Finlandës dhe do të aplikonte për anëtarësim në NATO.

Norvegjia, Danimarka dhe Islanda lëshuan një zotim të përbashkët për "fqinjët e tyre nordikë", duke u ofruar atyre mbështetje nëse sulmohen përpara se të shqyrtohen aplikimet e tyre përkatëse.

Së bashku me Danimarkën dhe Islandën, Norvegjia është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj nordikë me të gjitha mjetet e nevojshme nëse ata janë viktimë e agresionit në territorin e tyre përpara se të anëtarësohen në NATO”, tha Jonas Gahr Stoere, kryeministri i Norvegjisë.

Anëtarësimi në NATO do të nënkuptonte një ndryshim monumental në qëndrim për Suedinë, pasi vendi ka qenë ushtarakisht neutral për 200 vjet.

Në disa mënyra, nuk do të ndryshonte shumë. Suedia dhe Finlanda u bënë partnerë zyrtarë të NATO-s në vitin 1994 dhe që atëherë janë bërë kontribues të mëdhenj në aleancë.

Ata kanë marrë pjesë në disa misione të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Por një ndryshim i madh do të ishte zbatimi i "Nenit 5" të NATO-s, i cili e sheh një sulm ndaj një shteti anëtar si një sulm ndaj të gjithëve.

Për herë të parë Suedia dhe Finlanda, të cilat konfirmuan të dielën se do të aplikonin zyrtarisht për anëtarësim, do të kishin garanci sigurie nga shtetet bërthamore.

Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson thotë se Evropa dhe Suedia "po jetojnë tani në një realitet të ri dhe të rrezikshëm".

Ajo tha më herët se Suedia nuk dëshiron baza të përhershme ushtarake të NATO-s apo armë bërthamore në territorin e saj nëse anëtarësimi i saj miratohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy