Porti i Durrësit/ Berisha: BE hoqi 28 milionë euro, kompania gjermane i ra sirenave sot

Porti i Durrësit/ Berisha: BE hoqi 28 milionë euro, kompania gjermane i ra sirenave sot

Gjatë fjalës së mbajtur sot me kryetarët e degëve në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha foli edhe mbi anulimin nga BE të grantit 28 milionë euro për Portin e Durrësit, një lajm ekskluziv i MCN TV.

Përpos heqjes së grantit nga BE, Berisha tha se edhe kompania gjermane me kontratë 35-vjeçare i ra sot sirenave të alarmit.

Ndër të tjera Berisha u shpreh:

Bashkimi Europian i hoqi 28 mln euro për portin e Durrësit. Kompania gjermane me kontratë 35 vjeçare i ra sirenave sot. Ku pyet ky, ky është i çmendur pas pasurimit të tij. Ky shikon ëndrra me Dubain e tij, jeton me Dubain e tij. Sheh vela, pallate e hotele luksoze. Të gjitha këto janë përgjegjësitë tona. Nuk kanë shqiptarët shpresë tjetër. Nuk kanë alternativë tjetër. Të paktën lavdi zotit ja dolëm të jemi opozitë e vërtetë se përndryshe aksionet e turpit në historinë e portit të Durrësit do të kishin mbuluar me turpin e historisë ne. Por jemi njerëz të lirë dhe do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të rikthejë vlerat Europiane, ti mbrojmë ato.  Kjo protestë është mesazhi ynë për vlerat evropiane, vlerat që e kanë bërë çdo evropian të lirë, kështu që shpresoj dhe besoj se anëtarët dhe simpatizantë e PD do të bëjnë gjithçka që ajo ditë të jetë dita e suksesit të madh, me mesazhin për Europën, BE-në”.

BE ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit.

Këtë e bën të ditur për MCN vetë zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, e cila shpreh hapur rezervat për modifikimin e projektit dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy