Gjoni: Tjetërsimi i pronave gangrenë, konfliktet më të mëdha në Shqipëri vijnë prej tyre (VIDEO)

Gjoni: Tjetërsimi i pronave gangrenë, konfliktet më të mëdha në Shqipëri vijnë prej tyre (VIDEO)

Deputeti demokrat Gjin Gjoni, problemin e tjetërsimit të pronave në Lezhë ku nën hetim janë disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë e sheh si gangrenë të madhe që po shqetëson prej vitesh qytetarët.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se pronat janë tjetërsuar përmes falsifikimit.

 

Sipas tij, numri më i madh i konflikteve sot në Shqipëri vjen për shkak të pronave.

 

Çështja e pronave në Lezhë është një gangrenë që po shqetëson qytetarët e Lezhës, por edhe tokat shtetërore, janë tjetërsuar me falsifikim.

 

Nën hetim disa ish-zyrtarë se pronat në bregdet janë falsifikuar edhe për shkak të falsifikimit, kanë kaluar nga disa pronarë tek disa pronarë të tjerë.

 

Në diskutim janë dhe lejet e ndërtimit, ku Lezha është kthyer në gangrenë, pasi lejet jepen nga Këshilli i Qarkut i cili ka mbi dhjetë vite që nuk funksionon. 

 

Është e papranueshme që organet e qeverisjes vendore dhe ato qendrore që kanë për detyrë mbrojtjen e territorit, të mos veprojnë.

 

Të papranueshme janë dhe mos veprimet e gjykatës së Lezhës. Problemi i pronave është një gangrenë shumë e madhe dhe raporti i DASH e citon këtë.

 

Janë 600 mijë metër katrorë tokë të sekuestruar në bregdetin shqiptar, Lezhë, Durrës dhe Vlorë dhe problemi i pronave mbete një gangrenë shumë e madhe për gjithë shtetin shqiptar. Numri më i madh i konflikteve sot në Shqipëri vjen për shkak të pronave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy