Interpelanca për Alvin Berishën dhe shqiptarët në Siri/ Spiropali: Po bëjmë detyrën pa zhurmë për t'i shpëtuar (VIDEO)

Interpelanca për Alvin Berishën dhe shqiptarët në Siri/ Spiropali: Po bëjmë detyrën pa zhurmë për t'i shpëtuar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ishte thirrur të raportojë në Parlament për fatin e Alvin Berishës, i cili ndodhet i plagosur në kampin al-Hol në Siri.Por kreu i qeverisë nuk është i pranishëm në seancën plenare. Ai ka zgjedhur të përfaqësohet nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Që në nismë të senacës, deputeti Andi Përmeti e ka nisur me kritika këtë seancë parlamentare, ku është kërkuar interpelancë lidhur me rastin e vogëlushit Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet e ISIS.

Përmeti i ka kërkuar llogari kryeparlamentarit Gramoz Ruçi për mosparaqitjen në Kuvend të ministrit të Jashtëm, ndërsa i tha se i ka krijuar përshtypjen si një njeri korrekt dhe jo si një person që e kap për hundësh kryeministri Edi Rama.

"Dua ta nis me një kërkesë ndaj jush këtë interpelancë. Mesa kuptova unë dhe mesa më njoftuan organet e Kuvendit, ministri i Jashtëm nuk ka ardhur dhe ministri përgjegjës që do përgjigjet është zonja Spiropali. Tani zoti kryetar i Kuvendit, mua më vjen keq që ju shkelni kaq hapur rregulloren dhe unë jam mësuar sot në mëngjes për këtë ndryshim.

Ju në shkelje të rregullores i keni caktuar përgjegjësinë një ministri tjetër që ndoshta nuk do dijë si të përgjigjet dhe me të drejtë mund të mos dijë si të përgjigjet. Mua më vjen keq se në në 6 muaj këtu përshtypja për ju është e një personi që është shumë korrekt. Nuk jeni ju nga ata që tërheq Rama prej hundësh këtu, kështu që në ndërgjegjegjen tuaj ishte puna juaj që ju sot të kishit detyruar ministrin e Jashtëm të vinte këtu", tha Përmeti, ndërsa Ruçi iu përgjigj duke thënë se nuk ka shkelur rregulloren, pasi Kuvendi e ka njoftuar ministrin e Jashtëm për interpelancën.

Në përgjigjje të interpelancës, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi në Kuvend se shteti shqiptar kishte planifikuar në gusht një operacion për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në kampet e Sirisë.

Por deklaroi ajo, ndryshimi i situatës me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë "ngriu" operacionin.

“Qeveria shqiptare është duke zhvilluar një plan operacional për të gjitha gratë dhe fëmijët që ndodhen në rrezik në Siri, për t’i kthyer në Shqipëri, por ka kërkuar që të mos jepen më detaje që identifikojnë këta shtetas pasi u rrezikohet jeta.

Ministrja tha se jane 72 persona shqiptare ne kampin Al Hol.

“Pasi u transemtua rasti fatkeq e tmerrësisht i trishtë janë vënë në lëvizje që në fillim të këtij problemi me qëllim kthimin sa më parë të të gjitha grave e fëmijeve. Situata në Siri tejet e komplikuar, vazhdon të mbetet zonë konflikti, por edhe idetifikimi i shqiptarëve ka qenë një proces i vështirë. Edhe se nga fakti se shumë prej tyre kanë udhëtuar pa përdorur dokumente identifikimi shqiptare, kanë ndryshuat identitet duke marrë emra arabë ose kanë kakuar kufijtë në mënyra të paligjshme.

Ndaj identifikimi final është një operacion i vështirë sidomos nga mungesa e institucioneve homologe.

Kjo s’na pengon të eksplorojmë cdo mundësi opolitike humanitare apo operacionale. Jemi duke bërë gjithçka për të kthyer gratë e fëmijët. Hapat e ndërmarrë operacionalë s’mund të bëhen kurrsesi publike, do vinte në rrezik operacionin e jetën e grave e fëmijëve që gjenden në atë vend, duke zbuluar identitetin i ekspozojmë ndaj një rreziku vdekjeprurës.

Do ju lutesha që për përfitim politik, mos kompromentojmë operacionin në terren apo jetën e atyre që po përpiqemi të shpëtojmë. Fatkeqësisht disa fakte janë përhapur në mediat shqiptare, duke shtuar rrezikun për të zbuluar identetet e këtyre grave e fëmijëve shqiptarë”.

“Në gusht është marrë një operacion i mundshëm riatdhesimi. Konflikti i fundit ka sjellë ngrirjen e operacionit. Pas armëpushimit ka një situatë të re gjeopolitike që sjell sfida të reja, një grup operacional po vendos kontaktet në terren dhe po shikon mundësinë për riatdhesimin e shqiptarëve. Në këtë situatë të re theksoj rëndësinë e madhe që merr mos publikimi i të dhënave që rrezikon jetën e palëve”, tha ministrja.

7 deputetë të opozitës parlamentare kërkuan sot në Kuvend shpjegime nga kryeministri dhe ministri për punët e jashtme Edi Rama lidhur me rastin e Alvn Berishës, 11-vjeçarit që ndodhet i vetëm në kampet e Sirisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy