Gurët në veshka e tëmtha/ Mjeku alternativ: Stresi dhe ngarkesa emocionale, ndikues të dyfishtë në lëvizjen e gurëve

Gurët në veshka e tëmtha/ Mjeku alternativ: Stresi dhe ngarkesa emocionale, ndikues të dyfishtë në lëvizjen e gurëve

Mjeku alternativ Hysni Dankshi, i ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, foli për gurët në organet e veshkave dhe tëmthit.

Një ndër shkaqet që çon në këtë sëmundje është fakti se stresi dhe mbingarkesa emocionale që ka i sëmuri, përshpejton në lëvizjen e gurëve në këto organe, duke shkaktuar dhimbje të shpeshta.

Truri kryesor i njeriut është në kokë dhe tjetri është në organet abdominale. Të gjithë shqetësimet që vijnë nga mëlçia, tëmthi, stomaku, janë ato që vijnë nga atje.

Pra mbingarkesa emocionale dhe stresi janë indikator kryesor në çdo sëmundje. Nëse guri fle ne tëmth ose në veshka, dhe është në qetësi, dhe nuk ke mbingarkesë emocionale, ti mund të shkosh shumë gjatë me ilaçe farmaci, bimore, etj.

Por kur personi mbingarkohet emocionalisht, edhe organi i sëmurë mbingarkohet në të njëjtën kohë. Sa më shumë ai sforcohet dhe ka ngarkesë, gurët lëvizin, rrotullohen, zbresin dhe shkaktojnë dhembje.

Por si mund t’i trajtojmë gurët në veshka e tëmtha pa kirurgji.

Mjeku alternativ Dankshi, sjell disa këshilla se si kurohen gurët në veshka.

Veshka është një organ çift, ka lindje e 2, 3, ose 4 veshka. Ne to formohen gurë, albumin, infeksione të rënda, me kriza, por gurët janë më shqetësuese sepse formohen në formë kristalesh dhe rëre, dhe pastaj me kalimin e kohës, varësisht nga uji që konsumojmë ato mund të shtohen. Varet edhe nga zona se nga jemi, dhe se çfarë uji konsumohet, formohen disa lloj gurësh.

Në rastet kur guri nuk shkrin dhe është oksalat, shkëmb i fortë, shkohet me operim.

Ushqimet që nuk duhen konsumuar për këtë sëmundje janë ato të skuqura, djegëse, pijet e gazuara dhe ato alkoolike.

Në kushte shtëpie unë u sugjeroj ujë me limon sepse kalcifikimi që është krijuar, kjo ka veti dhe veprim që kristalet i shpërbën dhe i nxjerrë jashtë, duke shtuar urinimin.

Pastaj duhet përgatitur çarja nga mustaqet e misrit, bishtat e qershisë, bari fije guri, rrënje gramthi, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy