Organizata Botërore e Shëndetësisë ka regjistruar viktimën e parë nga gripi i shpendëve H5N2.
“Ky është rasti i parë i konfirmuar nga laboratori i virusit të influencës A(H5N2)” në një njeri, tha organizata, pjesë e sistemit të OKB-së.

Personi që humbi jetën ishte 59 vjeç. Ai vdiq më 24 prill, në një institut të specializuar në kryeqytetin meksikan, disa orë pasi u shtrua në të për trajtim, sipas OBSH-së.
Pacienti u paraqit më 17 prill me ethe, diarre dhe të përziera, tha OBSH, e cila u njoftua për rastin më 23 maj.
Asnjë rast tjetër njerëzor i H5N2 nuk është identifikuar dhe nuk ka “asnjë rrezik” për popullatën e përgjithshme, sipas ministrisë meksikane të shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë e Meksikës tha gjithashtu në një deklaratë se burimi i infeksionit nuk ishte identifikuar, ndërsa shtoi se personi kishte sëmundje kronike të veshkave dhe diabet të tipit 2.
Në mars, qeveria e Meksikës raportoi një shpërthim të A(H5N2) në një njësi të izoluar familjare në shtetin perëndimor Michoacan të vendit. Qeveria tha se rastet nuk përfaqësonin një rrezik për fermat e largëta tregtare, as për shëndetin e njerëzve.



