
Në një analizë të situatës politike dhe opozitës shqiptare, analisti Andi Bushati u shpreh se opozita është e fragmentarizuar dhe kjo ka ndodhur "falë" politikave të Edi Ramës.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati theksoi se opozita, aktualisht, është e ndarë në disa parti që flasin njësoj, por secila shpreson të marrë votat e qytetarëve të revoltuar ndaj qeverisjes së Ramës.
Sipas analistit, ky fragmentarizim është një dukuri e dukshme dhe se për të mos e pranuar këtë fragmentarizim, do të thotë të mos e njohësh realisht kundërshtarin që ke përballë.
Fragmentarizimi po na përplaset syve.
Problemi është që të mos shohësh se ka fragmentarizim do të thotë të mos njohësh kundërshtarin q eke përballë.
Fragmentarizimi është një pjellë e autoritarizmit shqiptar. Nuk mund të ketë një opozitë të fortë dhe të bashkuar në një sistem ku ligjet ndryshohen në mënyrë të tillë që të krijohet fragmentim.
Ndryshimi i ligjit nga Rama ka pasur si qëllim të krijojë më shumë opozita dhe të shpërbëjë një opozitë të mundshme të fortë.
Regjimi ka bërë gjithçka për ta fragmentarizuar opozitën. Duke e refuzuar fragmentarizmin, ju duket një pakt si Liza në botës së Çudirave, pra nuk pranoni gjithë vështirësinë, ligësinë, kriminalitetin e kundërshtarit që keni përballë.



