Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Që në orët e para të ditës, territori shqiptar dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat do të fuqizohen gjatë mesditës.

Pjesa e dytë e ditës, pakëson vranësirat në ekstremet Verior dhe Jugor të vendit por zonat qendrore mbeten me alternime kthjellimesh e vranësirash të shpeshta.

Orët e vona të mbrëmjes do të largojnë vranësirat duke bërë që i gjithë territori të kalojnë nën ndikimin e kthjellimeve deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit por mbeten konstante vlerat termike gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri 3 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy