
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri dendura dhe reshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në zonën perendimore pasdite deri në mbrëmje.
Sipas meteoalb, temperaturat minimale do të luhaten 10-16 gradë në veri në mëngjes, gjatë ditës do të jenë parshikohen 17-18°C në veri deri në 22-23°C në zonën e ulët dhe bregdet.
Era do të jetë me drejtim Perendim me shpejtësi 7 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3 ballë në det të hapur.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Europa Jugore dhe Qëndrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësira per reshje shiu.
Po ashtu në dominimin e motit të vranët dhe reshjeve në formë rrebeshi do të jetë Veriu dhe Lindja e kontinentit.
Ndërsa gadishulli Iberik dhe brigjet e detit Egje do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrushëm.



