Rinas/ Sekuestrohen tre pako me pjesë armësh luftarake, niseshin jashtë vendit

Rinas/ Sekuestrohen tre pako me pjesë armësh luftarake, niseshin jashtë vendit

Pjesë përbërësë të armëve luftarake janë gjetur në 3 pako postare në Aeroprtin Ndërkombëtar të Rinasit.

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht se “Ditën e enjte në orën  15:40, në Pikën e Kalimit Kufitar në  Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”,  gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”,  tranzit kanë konstatuar pjesë armësh luftarake”.

Tre pakot përmbani pjesë të armëve luftarake automatik kallashnikov.

Pakot do kalonin tranzit nga Shqipëria me destinacion final Londrën, në Angli.  

Çështja po ndiqet nga Seksioni Kundër Trafiqeve të paligjshme në Policinë e Tiranës dhe atë të Shtetit.

Aktualisht po merret kontakt me përfaqësues të kompanisë postare për të mësuar më shumë rreth identitetit të personave që kanë paguar për të postuar pakot.

Nuk bëhet me dije ende vendi i origjinës. 

Në kuadër të masave të shtuara antiterror, si në mbarë shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojnë zbatimin e një plani të detajuar masash.

Deklarata e policisë

Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojne zbatimin e nje plani te detajuar masash. Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy