19 protestues të arrestuar/ Grimci: Shumica e arrestimeve nga policia janë thjesht për statistikë

19 protestues të arrestuar/ Grimci: Shumica e arrestimeve nga policia janë thjesht për statistikë

Protesta e djeshme e opozitës para Kryeministrisë është shoqëruar me një sërë masash procedurale nga Policia e Shtetit, përfshirë procedimin penal të tre deputetëve të Partisë Demokratike për kundërshtim të punonjësve të policisë, si dhe arrestimin e 18 protestuesve.

Kryetarja e Degës nr. 9 të Partisë Demokratike në Tiranë, Eda Grimci në një prononcim për edicionin informativ të MCN TV, deklaroi se numri i të arrestuarve është rritur gjatë orëve të fundit, pasi edhe sot është ndaluar një tjetër i ri.

Sipas saj, shumica e arrestimeve janë kryer nga policia vetëm për qëllime statistikore.

 Ajo theksoi se mes të arrestuarve ndodhet edhe një i mitur 10-vjeçar, çka e cilësoi si një rast të paprecedentë.

Janë gjithsej 19 persona të arrestuar. Mes tyre është shtuar sot edhe arrestimi edhe i Klodian Bajramaj nga ana e Komisariatit nr. 3.

 I kam takuar pothuajse të gjithë te arrestuarit dhe dy prej tyre kanë shenja të dukshme dhune në fytyrë. 

Një prej të arrestuarve, student6i Sali Saraqi, nuk ka qenë fare pjesë e protestës, por ndodhej pranë Liqenit Artificial së bashku me një mik, kur u arrestua pranë Urës së Tabakëve, me akuzën për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe prishje të qetësisë publike.

Nga të arrestuarit vetëm tre janë mbi 30 vjeç (34, 38 dhe 42 vjeç), ndërsa pjesa tjetër janë të rinj. 

Ajo theksoi se gjatë kësaj proteste është vërejtur një rritje e ndjeshme e dhunës policore ndaj protestuesve.

Rasti i arrestimit të 10-vjeçarit është i paprecedentë. Kur e takova në komisariat, ishte i tmerruar. U tentua që kjo ngjarje të mos bëhej publike.

Partia Demokratike do të depozitojë kallëzim penal për arrestimin e të miturit 10-vjeçar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy