Sejamini: Grupi i Alibeajt duhet turpëruar politikisht, i shërbejnë Ramës për të shpartalluar opozitën

Sejamini: Grupi i Alibeajt duhet turpëruar politikisht, i shërbejnë Ramës për të shpartalluar opozitën

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se  çdo vendim i Gjykatës për vulën e PD-së pa verifikuar firmat e personave që kanë marrë pjesë në Konventën e organizuar nga Berisha është politik.

Duke vijuar logjikën e tij, Sejamini tha se grupi i Alibeajt është anti opozitë dhe anti PD dhe se duhet të turpërohen politikisht.

Për Sejaminin grupi Alibeaj-Bardhi nuk i shërben askujt, veçse pushtetit për të shpartalluar opozitën.

E vetmja mundësi që Gjykata t’ia japë vulën Alibeajt është nëse pyet ata që kanë qene te Konventa dhe të zbulojë nëse s’ka qenë atje. T’i thotë me jep listën, ke qenë, s’ke qenë.  A ishte vullneti i anëtarëve për të zgjedhur Berishën kryetar? Gjykata pa verifikuar këtë fakt nuk mund të vendosë asgjë tjetër. E dyta, çdo vendim i Gjykatës pa verifikuar firmat është politik. I gjithë grupi i Alibeajt është anti-opozitë dhe anti PD ka motivim për t’i shërbyer pushtetit për të shpartalluar opozitën. Ata nuk kanë asnjë arsye për të pretenduar për të marrë vulën e PD-së. Ky grup nuk ka asnjë lloj të drejte morale, politike të pretendojë asgjë. Nuk kanë asnjë ide politike, po të mos ishte Berisha, këta dinë vetëm non-grata.

Këta njerëz duhen turpëruar politikisht se po bëjnë shërbim të keq, një gjë skandaloze, pa të drejtë. Berisha duhet të largohet me votë, po të duan ta mundin. Por jo t’i thuash nuk hyn në zgjedhje, se e vendosin dy vartës të tij. Ngre kokën Alibeaj. Ka qenë ministër drejtësie kur ishte non grata. Këta njerëz nuk po i shërbejnë askujt.

Ngjarja më e rëndësishme e javës që shkoi është që 3-4 deputetë të opozitës i janë bashkuar Ramës dhe janë bashkuar dy të vegjël. Kur Rama qenka kaq problematik, pse këta njerëz po bashkohen me Ramën. Pushteti i Ramës është pushtet që mbështet nga mediat më të mëdha, bizneset më të mëdha, një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy