
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për opozitën dhe forcat e reja politike që nuk hyjnë dot në sistem dhe dështojnë.
I ftuar në panel ka qenë edhe përfaqësuesi i "Nisma Thurje", Pano Soko, i cili u shpreh se ai nuk bëhet dot dekor i demokracisë për këtë vend.
Pjesë nga debati Shkullaku-Soko
Shkullaku: Jeni të bindur se zgjedhjet e 25 prillit u manipuluan?
Kjo nuk kërkon lekë, të mblidheni dhe të dilni me dy tabela para ambasadës së SHBA që thonë zgjedhjet janë të ndershme. Ti thoni, zonjë mos na shisni përralla, mos na thoni se është vend me zgjedhje të lira dhe dmeokratike! Kur ambasada ju vë dorën në qafë, ju thotë jeni çuna të mirë… A ka pas vjedhje në zgjedhje po ju pyes?
Pano Soko: Unë nuk bëhem dekor demokracie për këtë vend. Të vodhën zgjedhjet dhe denoncoje te institucioni.
Shkullaku: Kush të tha ty të shkosh te institucionet e Ramës? Po të them me dhjetë veta mund të rrinit para ambasadës me një tabelë dhe thoshit nuk janë zgjedhjet të lira dhe dmeokratike.
Soko: Po çfarë do të bëhet pastaj?
Shkullaku: Epo pastaj nuk bëhet asgjë...



