Franca në kaos nga greva e sektorit hekurudhor, testi i madh për presidentin Macron

Franca në kaos nga greva e sektorit hekurudhor, testi i madh për presidentin Macron

Sektori hekurudhor i Francës ka ndërprerë lëvizjet duke nisur një grevë masive kundër reformave të punës të ndërmara nga presidenti Emmanuel Macron. 

Fillimi i grevës është quajtur ‘E Marta e zezë’, por aksioni do të përhapet përgjatë tre muajve në vijim, duke prekur dy ditë në çdo pesë prej tyre.

Qytetarët u panë veten në veshtirësi për të mbërritur në vendin e punës për shkak të numrit të paktë të trenave që po operonin. Sipas BBC, në bazë të të dhënave, grevës i janë bashkuar katër sindikatat më të mëdha. 

Trazirat paraqesin sfidën më të madhe të presidentit Macron, që nga zgjedhja e tij majin e kaluar kur erdhi në krye të Elysee.

Sipas raporteve të kompanisë shtetërore të hekurudhave SNCF, afro 77% e makinistëve dhe 44% e stafit kanë ndërprerë punën duke refuzuar një sërë politikash që janë propozuar nga presidenti Macron. Ndërkaq, grevës i janë bashkuar edhe një pjesë e sektorit energjitik si dhe punonjësit e mirëmbajtjes. 

Protestuesit kërkojnë kryesisht përmirësime të kushteve të punës, rritje pagash si dhe tërheqje të Macron nga idetë e tij për liberalizimin e mëtejshëm të tregut të punës. 

Ekspertët e kanë konsideruar këtë si një test të madh për liderin francez, i cili përballet për herë të parë me një valë masive protestash.

Edhe trafiku ajror po ashtu është ngadalësuar, pasi punonjësit e ‘Air France’ që kërkojnë rritje rroge, janë në ditën e katërt të aksionit dhe kompania operon me 75% të fluturimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy