Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe një tjetër i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në zonën e ish-Ekspozitës, në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.
I plagosur ka mbetur ish-prokurori Adriatik Cama i shkarkuar nga vettingu.
Cama ka qenë prokuror i çështjes së 21 janarit, teksa akutalisht punon si avokat. Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
Ky i fundit ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Cama ndodhet tani në spital duke iu nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit.
Nga të dhënat e para, mësohet se babai ka vrarë ish-dhëndrin i cili ishte në proces divorci me vajzën e tij, ndërsa avokati Cama ka qenë me ta.



