Çuçi: Jemi zhvilluar në mënyrë kaotike, s’ka mundësi rikuperimi. Ka zona në Tiranë që s’mund të jetosh më shumë se një orë

Çuçi: Jemi zhvilluar në mënyrë kaotike, s’ka mundësi rikuperimi. Ka zona në Tiranë që s’mund të jetosh më shumë se një orë

Pedagogia Ornela Çuçi deklaron se nga viti 2006 deri në 2016 ne humbëm 30% të volumit të pyjeve, pasi se pyjet tona eksportoheshin dhe kjo çoi në moratoriumin.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, Çuçi tha se eksporti i vrau tërësisht pyjet, jo se prisnim ne për tu ngrohur.

Drupal Ad

Lepurin e rrafshuan italianët, ndaj çuam në moratoriumin e gjuetisë. Mendoj se ne si vend duhet të ishim zhvilluar në mënyrë jo kaq kaotike.

Pa mundësi rikuperimi për ambientin të paktën.

Ka zona në Tiranë që ne nuk mund të jetojmë më shumë se një orë sipas normave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që janë plotësisht të dëmshme për mushkërinë.

Se po ta kishim kontrolluar të gjithë ne këtë para se të blinim shtëpinë, do të ngrihej një ulërimë. Se ti rri shumë në atë shtëpi.

Të paktën në vendet ku është 2500 euro metri katror dhe nuk ke më asnjë kanal ajrimi.

Nëse ne do të kishim pak më tepër zë këtej e tutje nuk do të zhvillohej kështu siç është zhvilluar. Ne duhet të bërtasim të gjithë bashkë.

Ne jemi një popull që s’bëjmë zë, nuk bërtasim. Sepse nuk kemi besuar ndonjëherë se kemi një shtet të fortë që na mbron.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy