
Duke filluar nga ora 17:00, do të luhet sfida mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, e vlefshme për javën e 18-të në Superiore.
Kjo përballje do të luhet në “Loro Boricci” të Shkodrës dhe transmetohet në ekranin e MCN TV.
Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët për këtë përballje.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Qarri, Sala, Stojanovic, Juric, Mala, Krymi, Boshnjaku, Alivoda, Coba, Gruda, Balaj.
Skënderbeu: Alia, Frashëri, Ramos, Prenci, Zenullari, Dumfour, Lico, Rabiu, Nikaj, Rashica, Franklin.



