Lesi: Si e nxori ‘Koha Jonë’ Fatos Nanon nga burgu dhe si unë kalova në krahun e Berishës

Lesi: Si e nxori ‘Koha Jonë’ Fatos Nanon nga burgu dhe si unë kalova në krahun e Berishës

Gazetari Nikoll Lesi në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV është ndalur dhe te historia e tij me Fatios Nanon, kohën kur gazeta ‘Koha Jonë’ e ka ndihmuar kur ai ndodhej në burg si dhe përplasjen që ai kishte më vonë pasi u dogj dhe redaksia. Lesi e konsideron Fatos Nanon si një Sali Berisha të dytë.

Njeriu gjatë një aktiviteti 32-vjeçar ulet dhe bën një analizë të vetes dhe unë gabova që hyra në politikë, pastaj duhet të isha larguar menjëherë nga politika sepse dy kunguj nuk mbahen edhe deputet dhe media nuk shkon. Filloi përplasja me Fatos Nanon, ishte kryetar i PS i burgosur koha jonë e kishte si idhull. Atë kohë ne e ndihmuam të dilte nga burgu. Dhe kur ai erdhi në shtator koha jonë u dogj natën e 2 marsit '97 dhe për 42 ditë nuk doli shtypi. Unë ngela me stafin që nuk e paguaja dot, hyra në borxhe. Disa krijuan gazeta të tjera dhe në atë kohë i kam shkruar Fatos Nanon kur ai ishte te hotel Rogner me Bashkim Finon dhe Ben Malaj ministër financash në atë kohë, me idenë se se dija kush ishte Nano i vërtetë, se kisha takuar ndonjëherë. Ai mori të gjithë njerëzit e mi në punë dhe i thash gazeta është djegur nga shteti dhe më duhet një shpërblim që unë të laj borxhet dhe të vijoj punën. Kur dal jashtë më thotë Prela mua, Nikoll, Nano ka tall menderen me ty. U ngjita lart dhe ju lëshova me të gjitha bateritë siç di dhe ti. Ai më pas nisi dhe kontrollin te Koha Jonë, ishte një Sali i dytë.

Më tej ai shprehet se Nanon nuk e ka ndihmuar as për të marrë pushtet dhe as për para.

Në 2003 erdhi koha kur ai u bë kryeministër, fatos nano, koha jonë bëri disa dokumente për alba copter, një kompani dhe nisa dalëngadalë me kritikat në gazetë dhe parlament. Në fakt të dhënat sekrete mua mi jepnin njerëzit e Nanos nga doganat. Ai më pas kërkoi imunitetin tim, dhe kërkoi arrestimin tim. Aty pastaj i kam bërë një spektakël të pa parë, mora 72 vota në kuti të fshehtë për mos heqje imuniteti dhe në këtë rast u bëra me luanin tjetër që ishte Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy