Charles , Princi i Uellsit në kuadër të turnoutit të tij në Ballkan, aktualisht ndodhet në Serbi. Këtë të premte ai ka mbajtur një fjalim në Beograd, në Parlamentin e Serbisë.
Princi foli për për pajtimin në rajon ndërsa ka përmendur gjatë fjalimit të tij Nënë Terëzën dhe Rita Orën. Ai tha se Serbia ka shume heronj ikonikë nga rajoni. Duke përmendur Nënë Terezën, Princi deklaroi se ajo ishte një shqiptare etnike e lindur në Maqedoni, e besimit katolik. Ai ka përmendur se ajo në atë çka thënë ofron një mesazh për të gjithë pavarsisht besimit apo kombësisë, duke thënë se e gjitha që ne bëjmë është vetëm një pikë në oqean.
Gjithashtu Princi i Uellsit ka shtuar në fjalimin e tij se disa njerëz nga Ballkani janë mjaft të njohur në Britani në shumë fusha siç është Rita Ora në muzikën bashkëkohore. Princi Charles në Beograd e ka mbyllur fjalimin e tij duke thënë se paqja dhe stabiliteti në rajon sjell një të ardhme më të sigurt. Dhe se të gjithë së bashku mund ta ndërtojmë këtë të ardhme.



