Pas largimit nga politika, ish-kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka nisur jetën në Belgjikë. Në rrjetet sociale, ai poston herë pas here foto nga jeta e përditshme atje, por pa harruar herë pas here komentet në lidhje me zhvillimet që ndodhin në Shqipëri.
Spahiu njoftoi largimin nga politika në qershor të këtij viti, pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha, bëri publike listat e kandidatëve për deputetë, ku emri i kreut të AK mungonte, pavarësisht mbështetjes për dy muaj me radhë në protestën e çadrës.
Spahiu jeton aktualisht në Bruksel, ku punon për “Transparency International”, organizatë ndërkombëtare joqeveritare.



