Akuzat Basha-Berisha/ Reagon Rama: Dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës!

Akuzat Basha-Berisha/ Reagon Rama: Dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës!

Pas ngjarjeve të ndodhura orët e fundit në selinë e Partisë Demokratike dhe deklaratave të fundit të bëra nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha, nuk ka nguruar të japë sërish reagimin e tij Kryeministri Edi Rama.

Ai thotë se shikon dy kufoma politike sesi fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori tij ka një thirrje për demokratët.

Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të me gjithë zemër: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!”, shkruan Rama në një postim në Tëitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy