Kallëzimi për fondin 4.2 milionë € për koncertin e Ye/ Nuri: E pranuan se nuk kishte bazë ligjore dhe e kaluan me akt normativ (VIDEO)

Kallëzimi për fondin 4.2 milionë € për koncertin e Ye/ Nuri: E pranuan se nuk kishte bazë ligjore dhe e kaluan me akt normativ (VIDEO)

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, lidhur me përdorimin e 4.2 milionë eurove nga fondi i emergjencave për organizimin e koncertit të reperit Kanye West.

 

I ftuar në "MCN Live", avokati Franc Nuri shpjegoi bazën juridike të kallëzimit, duke argumentuar se, sipas opozitës, fondet janë përdorur në kundërshtim me ligjin.

 

Vendimmarrja për përdorimin e fondit të emergjencave u bë përmes një akti normativ, pasi vetë institucionet kishin pranuar më herët se nuk ekzistonte bazë ligjore për ta realizuar këtë financim me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Ky ishte një vendim politik i Partisë Demokratike për të kallëzuar ministrin e linjës, Blendi Gonxhja, si iniciues të procedurës, si edhe kryeministrin Edi Rama, i cili, në bazë të Kushtetutës, mban përgjegjësi për aktet normative të Këshillit të Ministrave. 

 

Akti normativ mund të përdoret vetëm në raste urgjente, të paparashikuara dhe kur ekziston një interes publik. 

 

 

Ai shtoi se koncerti nuk ishte parashikuar të financohej nga buxheti i shtetit dhe se fillimisht ishte deklaruar zyrtarisht se aktiviteti nuk do të merrte financim publik.

 

Pikërisht këtu fillon përgjegjësia penale dhe për këtë arsye i jemi drejtuar SPAK-ut.

 

Relacioni shoqërues i ministrisë pranon se nuk ekzistonte bazë ligjore për financimin përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe se zgjidhja e vetme e zgjedhur ishte miratimi i një akti normativ për të siguruar fondet.

 

Qeveria e ka ndryshuar qëndrimin e saj publik lidhur me mënyrën e financimit të koncertit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy