Skandali me radarët në det, Demiraj letër Kodhelit: Sinjali u fik qëllimisht

Skandali me radarët në det, Demiraj letër Kodhelit: Sinjali u fik qëllimisht

Thellohet edhe më tej skandali me radarët e vëzhgimit në det. 

Një ditë më parë, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako denoncoi mosfunksionimin e radarëve, gjë që sipas tij pengonte punën e policisë; por menjëherë ka reaguar Ministria e Mbrojtjes e cila e përgënjeshtroi këtë fakt.

Por sot, “BalkanWeb” ka siguruar një letër që ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Ai thotë se sistemi i radarëve ka shfaqur probleme, gjë që sipas tij ka vështirësuar punën e policisë, duke bërë që operacionet kundër trafikimit të lëndëve narkotike të mos realizohen.

“Sistemi i radarëve ka shfaqur probleme. Kjo situatë vështirëson punën e policisë. Radarët nuk iu përgjigjen nevojave operacionale, pasi nuk vëzhgojnë të gjithë hapësirën. Krijohen kënde që shfrytëzohen nga trafikantë. Radarët nuk detektojnë mjetet dhe njerëzit. Parametrat e sistemit janë larg atyre që kërkohen. Nuk ka kamera të integrueshme që afrojnë objektet. Duhen marrë masa që të përmirësohen parametrat e sistemit”, shkruan ndër të tjera ministri Demiraj.

Sakaq, Demiraj në letër parashtron një rast vërtet shqetësues, ku sipas tij sinjali i radarëve është fikur në mes të një operacioni antidrogë të policisë.

Teksa shkruan për një operacion të dështuar, ministri thotë: “Më 7 gusht 2017 morëm informacion për një gomone. Por sinjali i radarit u fik në mes të operacionit . Inxhinieri i kompanisë fiku sinjalin e radarëve. Ka dyshime, se sinjali u fik qëllimisht”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy