OBSH paralajmëron Europën: Në fillim të 2021-shit vjen vala e tretë

OBSH paralajmëron Europën: Në fillim të 2021-shit vjen vala e tretë

Bota i ka kaluar 58 milionë të infektuar me Covid-19, sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins. Numri i vdekjeve është mbi 1.37 milion.

 Vendi më i prekur në terma absolutë nga koronavirusi mbeten Shtetet e Bashkuara, me më shumë se 12 milionë raste dhe pothuajse 256 000 vdekje. Pas tyre vijnë India dhe Brazili.

OBSH paralajmëron Evropën se nëse nuk merr masa, do të ketë një valë të tretë të pandemisë në fillim të vitit 2021. David Nabarro, i dërguari special i OBSH-së, në një intervistë për mediat zvicerane akuzon qeveritë evropiane se nuk kanë ndërtuar "infrastrukturën e nevojshme gjatë verës, pasi kanë vënë nën kontroll valën e parë". Dhe nëse nuk e bëjnë tani, "ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm”.

Nabarro vlerësoi reagimin ndaj pandemisë të vendeve aziatike, të tilla si Koreja e Jugut. "Në Azi, njerëzit janë plotësisht të përfshirë, ata përfshihen në sjellje që e vështirësojnë qarkullimin e virusit. Ata mbajnë distancën, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, mbrojnë grupet më të rrezikuara". Për më tepër, ata nuk i kanë liruar kufizimet para kohe. Për të liruar kufizimet, sipas korrespondentit të OBSH-së,"duhet të presim derisa të ulen numrat dhe ato do të mbeten të ulëta".

"Në vend të kësaj, në Evropë pati një çlirim pas verës, dhe tani infeksionet janë në rritje përsëri. Përgjigja e Evropës ka qenë" e paplotë", vuri në dukje Nabarro. Duke u ndalur te Zvicra, ai kritikoi vendimin për të rihapur resortet e skive, gjë që mund të çojë në "një nivel shumë të lartë infeksionesh dhe vdekjesh".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy