
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoletenberg, tha se në selinë e NATO-s ka ende vende të lira dhe se Maqedonia është e mirëpritur por së pari duhet ta zgjidhë çështjen e emrit me Greqinë dhe të punojë shumë në përmbushjen e reformave. Gjatë një fjalimi në parlamentin e Maqedonisë ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shefi i NATO-s tha se duhet edhe shumë punë për tu bërë, kjo nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Por Stoletenberg përshëndeti miratimin e ligjit për gjuhët javën e kaluar ku tha se ishte një hap i rëndësishëm.
"Duke pa se si flamuri i Malit të Zi u ngrit për herë të parë gjatë vitit të kaluar, për mua ishte një moment krenarie. Ka akoma vend për flamuj të ri në Selinë e NATO-s. Dëshiroj që edhe ju të arrini sukses. Është mirë të jeni ambicioz, por është rëndësishme që të jeni edhe real. Duhet edhe shumë punë për tu bërë, kjo nënkupton edhe zgjidhjen e çështjes së emrit. Kjo është një çështje që rëndon këtë vend dhe rajonin tanimë një kohë të gjatë. Miratimi i ligjit për gjuhët javën e kaluar ishte një hap i rëndësishëm", deklaroi shefi i NATO-s.
Stoltenberg theksoi edhe rendësin e konstruktivitetit të opozitës dhe shoqërisë qytetare.
“Është me rëndësi që të dëshmoni fqinjësi të mirë me fqinjët, urojmë për marrëveshjen e arritur me Bullgarin dhe iu inkurajojmë që në këtë drejtim të vazhdoni edhe me fqinjët tjerë. Dyert e NATO-s mbeten të hapura për anëtare të reja, do t’ju mbështesim në maksimum”, deklaroi Stoltenberg ndërkohë që porositi që të zbatohen reformat në mënyrë transparente. Ai tha se është i vetëdijshëm për sfidat, por u shpreh i gatshëm për të ndihmuar.



