
Ne përvjetorin e ditëlindjes së saj, miqtë më të ngushtë të pushtuar nga dhimbja dhe malli për Adelajda Xhemanin kanë sjelle një koncert fantastik me artistët më të njohur.
Salla e madhe e ‘ArTurbina’ ku u zhvillua koncerti ‘Në vend të Adelës’ ishte mbushur plot duke kaluar çdo pritshmëri.
Artistët e ftuar e kujtuan Adelën me fjalët dhe me këngët e tyre, e me krenari treguan sa të lumtur ndiheshin për pjesëmarrjen në koncertin që kishte një qëllim aq human.
Elma Isufi, një vajzë e thjeshtë, me ëndrra të mëdha dhe me arritje të shkëlqyera në mësime ështa vajza që fitoi bursën e akorduar.
Në emër të Bashkisë së Tiranës Adelajda Xhamanit ju akordua ‘Medalja e Mirënjohjes së qytetit’, në nder të kontributit që ajo dha për shumë vite si gazetare dhe për rolin e rëndësishëm në emancipimin e femrës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirisë së tyre.



