Toskërishtja gjuhë standarde/ Spiro: S’mund ta akuzosh udhëheqjen komuniste për këtë arritje

Toskërishtja gjuhë standarde/ Spiro: S’mund ta akuzosh udhëheqjen komuniste për këtë arritje

Gjuhëtari Aristotel Spiro deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se Kongresi i Drejtshkrimit ishte ngjarja më e Madhe pas mbajtjes së Kongresit të Manastirit.

Spiro tha se vendosja e toskërishtes si standard nuk ishte rastësi, por rezultat i disa faktorëve.

Spiro u shpreh se nuk duhet akuzuar, por lëvduar udhëheqja komuniste për këtë arritje.

I pyetur mbi mërinë që kanë disa nga kritikuesit e vendimit për standardin tosk, Spiro tha:

Nuk kanë të drejtë sepse kemi njësimin e kodit të komunikimit mes shqiptarëve. Është një arritje e madhe. Vendosja e toskërishtes në standard nuk ishte e rastësishme. Nuk besoj që ato paragjykimet që ishte ndikimi i drejtpërdrejt i udhëheqjes...Udhëheqësja ndikoi, por në një komunikim statik, gjuhë të drunjtë. Por që të fajësojmë, ose t’i atribuojmë udhëheqjes komuniste një arritje kaq të madhe është diçka që ndoshta e meriton, pa patur frikë se do quhem komunist. Nuk mund të akuzosh udhëheqjen komuniste për këtë arritje, por ta lëvdosh. Për ata që u kanë mbetur qejfi pse nuk u vendos gegërishtja, ka arsye. Ka arsye përse as elbasanllistja nuk arriti të qëndronte si gjuhë standardi. Janë arsye historike që fillojnë që me Rilindjen Kombëtare. Që me shkrimet e autorëve të Jugut dhe Veriut. Struktura dialektore e Jugut është më kompante. Gegërishtja paraqitet më e copëzuar në nëndialekte, në të folme. Terreni Verior ishte më i thyer dhe s’lejonte komunikim aq të lehtë mes shqiptarëve. Ka shumë faktorë. Ka shumë pasione në këtë diskutim. E zëmë se do vendosej gegërishtja, do t’u mbetej qejfi toskëve. Nuk është argument ky, sepse nuk prodhon një ligjëratë konstruktive”.

I pyetur nëse Dante Alighieri mund të përkthehet më mirë në gegërisht, se sa toksërisht, Spiro u shpreh:

Fakti që ekziston përkthimi në gegërisht ndikon në krijimin e këtij perceptimi. Një përkthim mund të ketë nevojë për ripërkthim sepse vet gjuha zhvillohet. Gjuha vet evoluon. Një tekst i përkthyer para 100 vjetësh ngjan i vjetëruar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy