Mblidhet Këshilli Kombëtar për Integrim/ Meta: Reforma Zgjedhore të miratohet shpejt në Kuvend! Rama: Jemi gati të hapim faqe të re

Mblidhet Këshilli Kombëtar për Integrim/ Meta: Reforma Zgjedhore të miratohet shpejt në Kuvend! Rama: Jemi gati të hapim faqe të re

Është mbledhur sot Këshilli Kombëtar për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e sotme po marrin pjesë presidenti i vendi, Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Për zhvillimet më të fundit në kuadër të përgatitjeve për procesin e negociatave në Bashkimin Europian, do të flasë ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ku do të prezantojë draft planin gjithëpërfshirës të masave të Integrimit Europian.

Mbledhja po drejtohet nga kryetarja e Komisionit të Integrimit, Rudina Hajdari, ndërsa nuk mungon as prezenca e ambasadorit të delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Presidenti Ilir Meta është ftuar që të marrë pjesë në Këshillin Kombëtar të Integrimit. Në të njëjtin Këshill bën pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në fillim të mbledhjes së këshillit, kreu i shtetit dhe kreu i qeverisë kanë harruar inatet e vjetra duke u takuar të buzëqeshur, por kësaj rradhe në kushtet e pandemisë me “përshëndetje brryli”.  

Kryeministri Edi Rama duke folur në Këshillin Kombëtar, tha se integrimi i Shqipërisë dhe plotësimi i detyrave të dhëna nga Bashkimi Evropian, bëhet së pari për fëmijët shqiptarë.

Besoj mund të themi se jemi në një stad të ri, përderisa edhe vetë procesi është kuadri negociator, plani i masave për negocimin, që do të thotë se jemi gati të hapim një faqe të re. I gjithë libri është një faqe me më shumë detyra, me më shumë sfida dhe patjetër, që kërkon edhe më shumë energji dhe bashkëpunim mes nesh. Një gjë mund të thuhet pa asnjë ngurrim dhe bindje, se kur e shohim procesin me vështrimin përpara, jemi ende larg objektivit të madh për anëtarësimin në BE. Shohim që jemi shumë më afër sot, sesa ishim qoftë edhe një vit më parë, lëre më pas 5 apo 11 vite më parë. Sigurisht që është një proces ku ne na duhet si drita dhe uji njeriut për të bërë Shqipërinë një vend me standartet e BE. S’është proces që na e kërkon Brukseli, Parisi apo Berlini, por është një proces që e kërkon e ardhmja e fëmijëve tanë. Në thelbin e vetë është një proces shtetformimi. Jemi larg dhe kemi shumë punë për të bërë, por jemi shumë afër në raport me 20 vite më parë. Bashkë me vendet e tjera të BE dhe globit, kaluam dhe po kalojmë një sfidë të madhe që është sfida me përballjen e një pandemie që besoj se tregoi se sidoqoftë, kemi sot një funksion funksional institucionesh dhe ajo që mbase kur sapo ishim dekretuar për në BE, do të ishte shumë më e vështirë dhe e pamundur.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëveshjen për Reformën Zgjedhore duke kërkuar që të finalizohet me miratimin në Kuvend dhe zbatimin e saj që sipas tij është sfida e vërtetë. Kreu i shtetit kërkon që të adresohen edhe kushtet e tjera dhe palët të dialogojnë dhe jo të minojnë procesin”.

"Në këtë mbledhje të parë që zhvillon Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian pas vendimit të Këshillit Europian të 25 marsit, u përcjell vlerësimet maksimale Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE, për përpjekjet e tyretë palodhura në favor të vendimit të shumëpritur politik,të çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Komisioni Europian dhe vendet anëtare meritojnë mirënjohjen tonë më të thellë pasi edhe pse në gjendje të pa precedentëtë krijuar për shkak të pandemisë, e ruajtën angazhimin dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë, sikundër patën premtuar. Vendimin e 25 marsit dhe konkluzionet e Samitit virtual të Zagrebit, do të duhet t’i lexojmë me kthjelltësinë dhe pjekurinë e duhur, dhe besoj se edhe ky takim i shërben këtij qëllimi.

Ecja përpara në rrugën europiane kërkon së pari dhe mbi të gjitha një sjellje europiane, ku duhet të mbizotërojë dialogu, bashkëpunimi gjithëpërfshirës, dhe ndërtimi i urave të mirëbesimit ndërmjet institucioneve dhe me qytetarët. Kjo bindje më ka udhëhequr në të gjithë veprimtarinë time si President i Republikës, me thirrjet dhe iniciativat për përgjegjshmëri, bashkëpunim, dhe përqendrim në agjendën e integrimit europian, si përparësi e të gjitha përparësive. Zbatimi i vërtetë i kushteve,që kanë ardhur në rritje, dhe i detyrimeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,duhen marrë më seriozisht.

Vetëm një proces i besueshëm, ku vullneti politik vihet në shërbim të vendit dhe interesave madhore, do të mund të parandalojë krizat e njëpasnjëshme toksike që fatkeqësisht kanë minuar besimin e qytetarëve dhe dëmtuar imazhin e Shqipërisë. Jemi të gjithë të paralajmëruar nga metodologjia e re e Bashkimit Europian, që thekson se aty ku përparimi nuk është i vërtetë do të ketë ndëshkim, deri në kthim prapa të procesit të integrimit dhe arritjeve të deritanishme. Kjo do të ishte fatale për ne, veçanërisht duke kujtuar që në nisje të këtij procesi ishim në një korsi me Kroacinë, sot vend anëtar i BE, dhe shumë më përpara Malit të Zi.

Ndaj besoj se jemi ende në kohë për të reflektuar, duke nisur me heqjen dorë nga politika e vendosjes përpara faktit të kryer, e cila e minon dialogun, bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet palëve.

Dialog nuk do të thotë vetëm të flasësh por edhe të dëgjosh. Bashkëpunim nuk do të thotë vetëm të marrësh por edhe të ofrosh. Në këtë kontekst dua të vlerësoj se marrëveshja që u dakordësua në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, ishte një hap i rëndësishëm përpara. Çmoj kontributin konstruktiv që luajti në këtë proces veçanërisht Komisioneri Varhelyi, Bundestagu gjerman, partnerë të tjerë europianë, si dhe SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar. Mirëpres qëkjo dakordësi të vijojë për të gjitha ndryshimet e nevojshme të reformës zgjedhore dhe të finalizohet me miratimin e shpejtë në Parlament.

Padyshim sfida e vërtetë do të jetë zbatimi besnik i Kodit të ri Zgjedhor, dhe sjellja e secilit aktor për të siguruar një proces zgjedhor me integritet qëmbron dhe respekton votën e lirë të qytetarëve.

Inkurajoj gjithashtu që në plan-veprimin e hartuar nga qeveria të reflektohen kontributet e të gjithë anëtarëve të Këshillit, të zbërthehen një për një të gjitha kushte te vendosura, si dhe të përcaktohen qartë aktorët përgjegjës, termat konkretë e të matshëm të veprimit dhe kostot financiare për çdo zë. Konsolidimi e më tej zbatimi i këtij plan-veprimi duhet të vërtetojë se Shqipëria jep rezultate!

Nga ana ime, si President i Republikës, do të vazhdoj përpjekjet e mia të pandërprera në dobitë përparimit të qëndrueshëm dhe të besueshëm të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, si një qëllim mbarëkombëtar i të gjithë qytetarëve shqiptarë" tha Meta.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca tha se shumë shpejt BE do të prezantojë metodologjinë e kuadrit negociues për vendin dhe se në këtë proces të gjitha palët duhet të tregojnë vullnet dhe bashkëpunim të fortë. Soreca tha se edhe për hapat e tretë që i duhet vendit për të bërë për integrimin duhet të shfaqin konsensusin mes palëve njësoj si u shfaq për reformën zgjedhore.

"Qeveria ka përgjegjësinë kryesore për të udhëhequr ndryshimet e kërkuara, në fakt duhet një përpjekje e gjithë shoqërisë dhe një bashkëpunim i të gjithë palëve drejt një objektivi të përbashkët. 25 marsi 2020 ishte një datë historike për Shqipërinë dhe ju përgëzoj të gjitha palët që jeni bërë së bashku për reformën zgjedhore duke treguar frymën e konsensusit. BE do të prezantojë së shpejti kuadrin negociues për vendin dhe do të përcaktojë rregullat e reja të lojës për anëtarësimin në BE. Gjithçka është në duart tuaja, BE i ka kërkuar qeverisë të ndërmarrë të gjitha hapat që e sjellin më afër BE. Plani i veprimit që prezantohet sot trajton kushtet dhe është mirë që puna të vijojë në mënyrë paralele për të gjithë këta elementë dhe ta mbështesim Shqipërinë . Negociatat kërkojnë vullnet dhe 70 % e gjithë legjislacionit të BE duhet të vihet në zbatim të bashkive prandaj duhet një angazhim të plotë dhe konsultim me shoqërinë civile. Integrimi në BE nuk është më thjeshtë vetëm aspiratë dhe shtetet anëtare do të jenë shumë në pranë në këto proces pas prezantimit të metodologjisë", tha Soreca.

Fjalën përmbyllëse do të mbajë Taulant Balla, nënkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Takimi vjen në një moment kur palët në Shqipëri arritën marrëveshjen për reformën zgjedhore, ndërsa Komisioni Europian pritet që të publikojë kornizën e punës për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy