18 maji, Dita Ndërkombëtare e Muzeve/ Aktivitete dhe hyrje falas në disa muze

18 maji, Dita Ndërkombëtare e Muzeve/ Aktivitete dhe hyrje falas në disa muze

Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve.

Kjo ditë u përcaktua nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) në vitin 1977 dhe u përqafua menjëherë nga të gjitha muzetë në mbarë botën. Kjo ditë përbën një moment të një rëndësie të veçantë për komunitetin ndërkombëtar të muzeve.

Objektivi i Ditës Ndërkombëtare të Muzeve është të rrisë ndërgjegjësimin për faktin se muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes mes popujve. Çdo vit, ICOM përcakton temën për “Ditën Ndërkombëtare të Muzeve”.

Tema e këtij viti, “Muzetë për edukim dhe kërkim”, synon të theksojë rëndësinë e muzeve si institucione edukative që nxisin të mësuarin dhe mirëkuptimin kulturor.

Në shënim të kësaj dite, ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi në rrjetet sociale një listë institucioneve ku do të zhvillohen aktivitete ditën e sotme.

“Nata e Muzeve”, titullohet mbrëmja e sotme, ku do të ofrohet për publikun ngjyra dhe muzikë së bashku me Universitetin e Arteve Tiranë dhe me përkrahjen e bashkive Shkodër, Durrës, Krujë, Korçë, Fier dhe Berat.

Institucionet e angazhuara këtë mbrëmje do të jenë: Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë; Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë; Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat; Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër; Kullën Veneciane, Durrës; Muzeun Arkeologjik Apoloni; Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, Tiranë.

Në ndër të kësaj dite, muzetë do të jenë të hapur në pritje të vizitorëve deri në orën 22:00 dhe hyrja do të jetë falas për qytetarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy