Gjatë komunikimit të radhës me qytetarët përmes rrjetit social, “Facebook”, kryeministri Rama njoftoi dje faljen e kamatëvonesave për 66 539 debitorë ndaj OSHEE-së. Nga kjo falje përfitojnë pensionistët, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe familje në nevojë.
“Për ata që me mirëkuptimin më shembullor u kthyen nga debitorë në kontributorë të rimbëkëmbjes së sektorit të energjisë. Për ata që janë sot 126 mijë kontributorë aktivë që kanë nënshkruar marrëveshjen për shlyerjen me këste mujore të borxheve të tyre ndaj OSHEE dhe kanë ende mbi supe peshën e kamatëvonesës. 66539 janë konsumator pensionistë, me ndihme ekonomike apo persona me aftësi të kufizuar dhe paguajnë me këste 1000-1200 lekë në muaj, 59461 janë konsumatorë të tjerë familjarë të tjerë që nuk kanë status të veëantë vështirësie, por meritojnë sot të vlerësohen për këtë fundviti për statusin e qytetarit të mirë që i kanë dhënë vetes duke paguar rregullisht këstin prej 2500-2800 lekë në muaj. Për 66539 konsumatorët pensionistë, ata në ndihmë ekonomike dhe atë me status tjetër vështirësie do të zerohen të gjitha kamatvonesat kundrejt një pagese simbolike kundrejt 20 lekë. Me këtë zerim që pason atë të qershorit 2016 për knsumatorët më korrektë në respektimin e aktmarrëveshjeve vlera që shteti heq dorë nga borxhet e këqija është 95 mln dollarë. Për 59461 konsumatorët e tjerë familjarë kamat vonesat do të reduktohen 80%, vlera e përgjithshme e këtij reduktimi të borxhit të tyre ndaj shtetit është 60 mln dollar”, tha Rama.



