Shkelën ‘shtetrrethimin’/ Policia arrestoi dy persona dhe gjobiti 278 të tjerë

Shkelën ‘shtetrrethimin’/ Policia arrestoi dy persona dhe gjobiti 278 të tjerë

Policia e Shtetit ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Tiranë.

Mësohet se shtetasi A. T., 39 vjeç dhe G. M., 46 vjeç kanë thyer urdhrin e qëndrimit në shtëpi.

Gjithashtu raportohet se në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 278 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë arrestuar 2 shtetas, konkretisht shtetasi A. T., 39 vjeç, pasi është konstatuar duke lëvizur pa ndonjë emergjencë apo arsye dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë dhe shtetasi G. M., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motoçikletë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 278 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 20 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19".

Në të gjithë vendin janë konstatuar 3 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy