Austria ashpërson masat antiCovid për udhëtarët nga Shqipëria

Austria ashpërson masat antiCovid për udhëtarët nga Shqipëria

 Ambasada e Shqipërisë në Vjenë ka bërë të ditur sot se duke filluar nga data 15 shtator, vetëm personat plotësisht të vaksinuar, ose me një dëshmi mjekësore që e kanë kaluar COVID-19 dhe janë të shëruar, të moshës 12 vjeç e lart do të lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria për në Austri pa pasur nevojë të karantinohen.

Në njoftim bëhet e ditur se, “nga 15 shtator 2021, udhëtarët e pavaksinuar mund të hyjnë në Austri, por duhet të regjistrohen paraprakisht në (Pre Travel Clearance English)https://entry.ptc.gv.at/en.html , të paraqesin një test negativ të COVID-19 dhe të qëndrojnë në karantinim të detyruar për 10 ditë në një hotel ose vendbanim, me shpenzimet e tyre. Karantina mund të përfundojë pas 5 ditësh me një test negativ”.

“Përjashtohen nga kërkesat për regjistrim dhe karantinë ata që udhëtojnë për qëllime biznesi; forcat humanitare; të miturit midis moshës 12 dhe 18 vjeç që hyjnë në Austri nën mbikëqyrjen e personave plotësisht të imunizuar; ata që hyjnë në vend për arsye të paparashikueshme, urgjente, familjare si (sëmundje të rënda, vdekje në familje, funerale, lindje), të cilat do të vlerësohen dhe merren parasysh si të tilla nga autoritetet përkatëse”, theksohet në njoftimin e ambasadës së Shqipërisë në Vjenë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy