Pasuritë kriminale, Xhafaj: Aksionet e deritanishme nuk janë asgjë para asaj që do të vijë

Pasuritë kriminale, Xhafaj: Aksionet e deritanishme nuk janë asgjë para asaj që do të vijë

 

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, paralajmëron një operacion të madh kundër pasurive të vëna në mënyrë kriminale. Gjatë një interviste në “Tonight Ilva Tare”, Xhafaj tha se aksionet e kryera deri tani nuk janë asgjë para asaj që do të vijë.

“Ka filluar diçka me “Vjeshtë 2017”, por nuk do të jetë asgjë përpara asaj që do të fillojmë. Do të jetë një operacion shumë i madh i mirëkonceptuar në luftën kundër krimit dhe evazionit fiskal dhe besoj se do të japë rezultate konkrete. Jam duke punuar me ekipin tim në ministri. Jam duke punuar me ekspertë ndërkombëtarë që njohin praktikat e kësaj natyre. Kemi pasur dy ditë rresht diskutime. Bashkëpunëtorët e mi kanë marrë njohuri të qarta për ta rikonceptuar një ndërmarrje të tillë me fokus luftën kundër pasurive që rrjedhin nga burime të paligjshme. Ka një pjesë të pasurisë që është e lidhur drejtpërdrejt me emrat e tyre dhe një pjesë të ushtarëve të tyre. Ne duhet të godasin të dyja”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy