
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu që prej vitit 2018 ka premtuar rimbursimin për fishat e diabetit për grupmoshën mbi 65- vjeç. 5 vite më vonë, në 2022-in pensionistët duhet t`i blejnë akoma vetë ato. Në një debat publik, kreu i shtetit Edi Rama u shpreh se fishat janë të rimbursueshme, mirëpo dy ditë më pas, gabimi i kryeministrit u korrigjua me një premtim nga ana e ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu:
“Ne do të mundësojmë që pensionistët, që grupet më në nevojë, ata pensionistë që kanë pensione jo të larta të mundet që të aksesojnë edhe një listë të pajisjeve mjekësore siç janë fishat e diabetit.”-u shpreh ajo.
Pak ditë pas deklaratave të tyre, këshilli i ministrave miratoi vendimin për rimbursimin e fishave të diabetit për grupmoshën 0-25 vjeç.
Fishat janë tepër të rëndësishme për një person i cili vuan nga diabeti, në mënyrë që të mbahet nën kontroll nivelin i glicemisë në gjak. Një pensionisti i duhet përafërsisht 60 mijë lekë në muaj për blerjen e tyre.
“Personat me diabet e kanë të nevojshme matjen , sidomos ata që mjekohen me insulinë, sepse doza e insulinës duhet përshtatur me vlerat e glicemisë që ka.”- u shpreh presidenti i shoqatës së diabetit Florian Toti.
Saga e premtimeve vazhdon. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë prezantimit të projekt-buxhetit të vitit 2023 në Kuvend, premtoi sërish rimbursimin e fishave të diabetit për pensionistët, njësoj siç bëri në vitin 2018 dhe disa muaj më parë.



