Shkarkimi i Presidentit/ Arian Çani: Meta ikën nëse e ka vendosur ambasada amerikane

Shkarkimi i Presidentit/ Arian Çani: Meta ikën nëse e ka vendosur ambasada amerikane

Sot u miratua një Komision i dytë hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Lidhur me këtë çështje në studion e lajmeve në MCNM TV ishte gazetari dhe moderatori Arian Çani i cili deklaroi se nuk bën dot parashikime nëse Presidenti Meta do ta përfundojë mandatin apo mund ta shohim në vjeshtë në krye të LSI-së, por theksoi se Meta do të ikë nëse ambasada amerikane e ka vendosur një gjë të tillë, pasi sipas tij nëse do diçka arrin ta marri atë.

Nuk bëj dot parashikim nëse do të iki Meta apo jo sepse gjithçka varet nga ambasada amerikane, edhe pse zyrtarisht nga gjykata kushtetuese sepse dihet që maxhoranca e ka vendosur tashmë shkarkimin e tij.

Tani mbetet për tu parë nëse Gjykata Kushtetuese do të jetë e lirë  nga kërkesat apo presionet e ndryshme, sepse dihet kur SHBA do një gjë dihet që e marrin. Nëse ata e kanë vendosur të mos jetë më Ilir Meta president, nuk do jetë, pra kjo varet nga ajo që ata kanë vendosur. Ky është parashikimi im”, u shpreh Çani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy